Kuvend - Debat, Rezoluta kundër migrimit ilegal

16.12.2025 17:06

Në seancën plenare u debatua rezoluta e grupit parlamentar tëVMRO-DPMNE-së...

Në seancën plenare u debatua rezoluta e grupit parlamentar tëVMRO-DPMNE-së dhe koalicionit kundër migrimit ilegal, me të cilën  garantohet  mos hyrja e migrantëve në vendin tonë, ku njëherësh hidhen poshtë spekulimet e opozitës, thonë deputetët e partisë maqedonase në pushtet.

Me këtë, ata  konfirmojnë  përkushtimin për një politikë të jashtme parimore, të përgjegjshme dhe të parashikueshme, të bazuar në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi, kërkoi që të tërhiqet tema për migrantët, sepse garancitë qëndrojnë në marrëveshjen FRONTEX.

“Ju keni vlerësuar se gjithçka që thotë opozita është gënjeshtër dhe manipulim. Kjo është censurë. Vërtetohet se as nuk është përkrahur, as dakorduar dhe as nuk do të lejohet vendosja e kampeve për migrantët ose forma të përhershme për kujdesin e migrantëve. Pse atëherë  pika 3, pas 14 viteve të vazhdohet kriza me emigrantët, nëse tashmë marrëveshja e FRONTEX-it është nënshkruar me Bashkimin Evropian.”, - deklaroi deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi.

Oliver Spasovski nga LSDM e quajti rezolutë për gjykim të opozitës, të cilët edhe e lëshuan seancën kuvendore.

“Rezolutë me të cilat i shkatërroni  të gjitha vendimet e Qeverisë dhe me siguri edhe vendimet e sjella deri më tani nga Qeveria, e që kanë të bëjnë me ballafaqimin me krizën me emigrantët, edhe kjo që është në rend dite, se me propozim të Qeverisë kërkohet që gjendja e krizës të shpallet sërish. Ky është vendim anulues dhe ju në bazë të vendimit anulues dëshironi të sillni vendim të ri në Kuvend.”, - theksoi deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.

Deputeti i VMRO-së, Micevski me sqarime për përmbajtjen e rezolutës.

“Të nderuar kolegë të Kuvendit, konstatimet nuk i keni të drejta. Të nderuar kolegë të LSDM-së, që nuk jeni këtu, dorëzoni rezolutë që të flasim për të, pastaj na çoni ta shqyrtojmë dhe nënshkruajmë. Momentalisht e kemi vetëm një rezolutë që ka për qëllim t’i gjykojë manipulimet që shpërndahen në opinion.”, - u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Deputeti Micevski shtoi sërish se nga LSDM-ja nuk është dorëzuar rezolutë në Kuvend për migrantët, ndërkaq Lidhja Social demokrate pretendon se ekziston marrëveshje “Para për migrantë”. (Nermin Mulaki - Fejzullahu, TVM2)