Compaore “golashënuesi më i mirë”, Hoxha është “golashënuesi më i ri” në LPFMV
Me përfundimit e sezonit vjeshtor në elitën e futbollit vendor, është koha për të bërë përmbledhje të të ariturave të futbollistëve. Ditmir Hoxha i Rabotniçkit, është golashënuesi më i ri në vjeshtë në LPFM...

Bassirou Compaore dhe Rogers Mato, e ndajnë titullin e “Golashënuesit më të mirë’ të LPFM-së, në këtë sezonin vjeshtor sezonit 2025/26. Sulmuesi i Struga T.L dhe Vardarit kanë shënuar 12 gola në këtë edicion, në 13 ndeshje të vjeshtës.
Në “Top10” golashënuesit më të mirë në LPFM, në këtë vjeshtë asnjë futbollist nuk është nën moshën 21 vjeçare. Më i moshuari në mesin e tyre me 6 gola në 16 ndeshje me 34 vjet është kapiteni i Struga T.L, Bunjamin Shabani.
Shpresat e futbollit apo ato U21, në vjeshtë kanë shënuar shumë pag gola. Vetëm 10 prej tyre janë regjistruar në listën e golashënuesve. Nga dy gola kanë shënuar- Zenku i Strugës, Destani dhe Shuku të Shkupit. Golashënuesi më i ri në moshë në vjeshtë është – Ditmir Hoxha i Rabotnickit me 17 vjet, aq sa ka edhe Aljman Etemi i Makedonija Gj.P, por ky për 4 muaj është më i vjetër në moshë.
Dy 18-vjecar, Roçi i Strugës dhe Sulejmani i Makedonija Gj.P, kanë nga 1 gol. E përbashkët mes Etemit dhe Sulejmanit, është ajo se golat e tyre i kanë shënuar në përballjen me Shkëndijën.
Ndryshe 306 golat e vjeshtës në LPFM, janë shënuar nga 110 futbollist, prej të cilëve vetëm 100 gola i kanë shënuar të huajt.
Në këtë listë dominojnë futbollistët me shtetësi të bosnjës gjithsej 18-të dhe pas tyre vijnë Burkino Faso dhe Uganda me nga 12 gola. Në LPFM, luajnë 88 futbollist të huaj. (Safet Ademi, TVM2)
