Veteranët e ushtrisë kroate përplasen me policinë në sheshin e Zagrebit

29.05.2015 19:07

Veteranët e ushtrisë kroate, të cilët protestuan në qendër të Zagrebit, janë përplasur me policinë në protestën për të drejtat e tyre...

Ata e rrëzuan gardhin e vendosur, duke i bërë thirrje disa prej policëve që t'i bashkëngjiten.

Demonstruesit mbrëmë i shpërndau policia nga sheshi, sepse tubimi nuk ka qenë i lejuar. Gjatë tentativës që të shkatërrojnë gardhin rrethues janë penguar para se të hyjnë në shesh. Ata edhe më tej kërkojnë pritje tek kryeministri, Zoran Millanoviq, ndërsa  kërkojnë dorëheqjen e ministrit resor, Predrag Matiq.

Në Zagreb kanë arritur edhe autobusë me veteranë ushtarakë nga Sllavonski Brodi, si dhe nga Osijeku.