Muriqi në sulmin e ekipi të javës në La Liga
16.12.2025 17:43
Vedat Muriqi, sërish i ka bërë vend vetes në në formacionin e javës...

Vedat Muriqi, sërish i ka bërë vend vetes në në formacionin e javës së 16-të në La Liga. Sulmuesi “prizrenas”, shënoi në fitoren 3:1 të Mallorcas ndaj Elches gjatë të shtunës, duke i prirë sulmit në La Liga për këtë javë.
SofaScore me notën 8.0 “piratin” e vendosi në treshen sulmuese të javës përkrah Belingam e Raphina. Aktualisht, Muriqi me 9 gola në 15 ndeshje është golashënuesi i tretë më i mirë në renditjen e golashënuesve pas Kilian Mbape (17) dhe Feran Torres (11).
