Asani në ekipin e javës në Ligën e parë turke
16.12.2025 17:47
Tre golat e shënuar në fitoren e Boluspor 6:1...

Tre golat e shënuar në fitoren e Boluspor 6:1 në transfertë ndaj Adanës, e ka në vendosur sulmuesin Florent Asani në ekipin e javës së 17-të të Ligës së Parë turke në futboll.
Asani “hat trikun”, e dytë në Turqi në këtë sezonë e shënoi nga minuta e 21 deri në minutën e 76 –të, duke shënuar për 0:2, pastaj 0:3 dhe për 0:6.
Sulmuesi nga Vushtria, për këtë paraqitje të shkëlqyeshme nga faqja e specializuar për statitika të futbollit Sofascore morri notën maksimale 10-të. Asani në 16 ndeshjet e këtij sezoni sa luajti ka shënuar 13 gola dhe ka 3 asistime.
