NBA, vazhdime në Denver dhe Solt Lejk Siti

16.12.2025 17:49

Natën mes të hënës dhe të martës në NBA, kishte mjaft ndeshje interesante. Fituesi në Denver dhe Solt Lejks Siti, u mësua vetëm pas kohës shtesë...

Basketbollistët e Denver Nugets, mëngjesin e sotëm në terren të vet pas vazhdimeve me 128:125 e mundën Houston Rockets. Në 1.40 minuta para mbylljes së kohës së rregullt rezultati u barazua katër her dhe skuadrat ndëroheshin në avantazh, para se Marej në 2.3 sekonda para fundit me goditjet e lira të barazonte shifrat 117:117.  Marej 6 nga 35 pikët e tija i shënoi në vazhdime. 

Në anën tjetër turku Alperen Shengyn, me 33 pikë 10 kërcime e po aq asistime shënoi “triple-double”. Kjo ishte fitorja e pestë me radhë për Denver Nugets, ndërsa e 19-ta nga 25 ndeshjet e këtij sezoni. Houston Rockets, e pësoi humbjen e tretë me radhë dhe tani a përpjestimin 16/7.

Në ndeshjet e tjera Toronto me fitoren 106:96 ndaj Miamit, i ka dhënë fund serisë prej katër humbjeve rresht. Los Angeles Clippers e ka pësuar disfatën e 12 në 14 ndeshjet e fundit.

Këta në transferte me 121:103 i mundi Memphis.

Kryesuesi i Lindjes, Detroit si mysafir me 112;105 e mundi Bostonin, duke ju gëzuar fitores së katërt rresht. Juta në parket vendas pas minutave shtesë me 140:133 e mundën Dallasin.