Lojtarët e Shqipërisë nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori”

16.12.2025 17:52

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll...

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll siguroi për herë të parë në historinë e saj plejofin kualifikues për Kupën e Botës 2026. Për arritjen në plejof, futbollistët e Shqipërisë janë nderuar me trofeun “Ëndërr Botërori” gjatë ceremonisë “Topi i Artë 2025” nga Federata e Futbollit e Shqipërisë.

“’Ëndërr Botërori’ ishte trofeu që iu akordua mbrëmjen e kaluar 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi”, shkruan FSHF.

Shqipëria siguroi paraqitjen në plejofin kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm. Doli e dyta në grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Në gjysmëfinale të plejofit luan kundër Polonisë. Ndeshja luhet më 26 mars.