Formula 1 kthehet në Portugali

16.12.2025 17:54

Pista “Portimao” në Portugali...

Pista “Portimao” në Portugali, nga viti 2027-të do të kthehet në kalendarin e garave të Formula 1 2027, lajmin e bëri publike të martën promotori i saj duke theksuar se kjo garë do të zëvendësojë atë të Holandës.

Është arritur marëveshje dy vjeçare mes Formula1 dhe portugezëve që garat të zhvillohen edhe në vitin 2028-të në pistën “Portimao”. 

Kjo pistë kishte debutuar në F1, në vitin 2020, por për shkak të Covid në 2022 u largua nga kalendari.