Maqedoni
Drejtoria e doganës, pajiset me sistem për zbulimin e kontrabandës
16.12.2025 17:53
Drejtoria doganore u pajis me një sistem për analizën e rrezikut...

Drejtoria doganore u pajis me një sistem për analizën e rrezikut dhe ruajtjen e të dhënave, i cili pritet të përmirësojë kontrollin e tregtisë dhe të parandalojë përpjekjet për krim dhe ekonominë informale.
Ky sistem është grant nga Republika e Koresë në vlerë prej 4.75 milionë dollarësh.
“Ky sistem është me rëndësi të jashtëzakonshme për ne sepse lejon përmirësimin e analizës së riskut dhe përzgjedhjen dhe përqendrimin më të mirë të kontrolleve mbi dërgesat me rrezik të lartë, duke lehtësuar dhe përshpejtuar kështu tregtinë e ligjshme. Të gjitha të dhënat mbi të gjitha importet, eksportet, tranzitin, të dhënat mbi mallrat e akcizës, i gjithë regjistri i sekuestrimeve, akuzat për kundërvajtje dhe penale janë të integruara në Sistem ku ato analizohen me mbështetjen e inteligjencës artificiale të përparuar”, u shpreh drejtori i doganës së RMV- së, Boban Nikolovski.
“Është krijuar një sistem i integruar i burimeve të informacionit dhe menaxhimit të rreziqeve, me qëllim përmirësimin e efikasitetit operativ dhe sigurimin e rrjedhës së qetë të mallrave në Republikën e Maqedonisë”, theksoi drejtori i doganës së Koresë, Li Mjong Ku.
