Sepp Blatter rizgjidhet president i FIFA-s
29.05.2015 20:08
Sepp Blatter është rizgjedhur president i FIFA-s, për të pestën herë...

Zvicerani në garë për kreun e institucionit më të madh të futbollit, ka mposhtur Princin nga Jordania, Ali bin Al – Hussein.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, Blatter nuk arriti të marrë 2/3 e votave, por po printe bindshëm, ndërsa në raundin e dytë, Al – Hussein, u dorëzua.
Pra, përkundër skandalit të ditëve të fundit në FIFA, Sepp Blatter, e fitoi edhe një mandat të ri, i pesti, që do të qëndroi në krye të FIFA-s, deri në vitin 2019.
