Maqedoni
Parashikimi i motit
17.12.2025 08:57
Moti sot me diell dhe kryesisht i qetë, në disa vende do të ketë mjegull...

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të moderuara dhe kryesisht i qetë. Në orët e mëngjesit, në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës. Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në pjesët veriperëndimore të vendit herë pas here do të ketë vranësira të shtuara me kushte për reshje të dobëta shiu.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus katër gradë Celsius deri në 1°C, ndërsa ajo ditore do të jetë në intervalin prej 8 deri në 13°C.
Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme dhe kryesisht i qetë. Temperatura do të jetë nga minus katër gradë në mëngjes deri në 8°C gjatë ditës.
