Maqedoni

Kryeministri Mickoski në Bruksel në samitin BE–Ballkani Perëndimor

17.12.2025 09:09

Në Bruksel po mbahet Samiti i Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor...

Në Bruksel po mbahet Samiti i Bashkimit Evropian – Ballkani Perëndimor, i cili tradicionalisht organizohet në prag të Këshillit të fundit Evropian të vitit. Delegacionin maqedonas e kryeson kryeministri Mickoski. Pavarësisht obligimeve të përmbushura dhe statusit formal kandidat, vendi edhe më tej mbetet i bllokuar mes premtimeve evropiane dhe bllokadave bilaterale.
 
Kreu i qeverisë, para Samitit, porositi se Maqedonia do të vazhdojë të insistojë në kritere parimore evropiane, e jo në kushte që rrjedhin nga konteste historike dhe identitare.
 
Delegacioni qeveritar maqedonas mbrëmë mori pjesë në ngjarjen “Gëzuar për fqinjët e mirë: ja sa të mirë janë ballkanasit perëndimorë”, nën patronazhin e eurokomisares për zgjerim Marta Kos dhe në organizim të ambasadorëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.