Maqedoni
Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata
17.12.2025 09:30
Paraqitje e mjegullës dhe ulje e dukshmërisë deri në 60 metra në rrethinën e Demir Kapisë...

Paraqitje e mjegullës dhe ulje e dukshmërisë deri në 60 metra në rrethinën e Demir Kapisë, informon LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht në rrugë të thata.
Nga data 15.11.2025 ka filluar obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa marrë parasysh kushtet aktuale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana maqedonase nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
