Maqedoni

Seanca të shtatë komisioneve sot në Kuvend

17.12.2025 09:51

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca shtatë komisione....

Në Kuvend sot do të mbajnë seanca Komisioni për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Inteligjencë, Komisioni për mbrojtje dhe siguri, Komisioni për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Komisioni për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
 
Anëtarët e Komisionit për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Inteligjencë do ta shqyrtojnë kërkesën e Agjencisë për Siguri Kombëtare për dhënie pëlqimi për emërimin e udhëheqësit të njësisë organizative për kontroll të brendshëm në Agjenci.
 
Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për polici dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e komunikacionit në rrugë, të dy me procedurë të shkurtuar, janë në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri.
 
Në rend dite të Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor janë Programi vjetor i punës së Agjencisë për posta për vitin 2026 dhe Programi vjetor i punës dhe zhvillimit të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2026.
 
Anëtarët e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive do ta shqyrtojnë Rezolutën për dënimin e manipulimeve të opozitës dhe për konfirmimin e politikave kundër migracionit ilegal në lexim të dytë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, gjithashtu me procedurë të shkurtuar.
 
Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike janë Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, të dy me procedurë të shkurtuar.
 
Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet janë Propozim-ligji për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja e huasë për financimin e Projektit të ESM-së për termocentral fotovoltaik Manastir 3, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqërisë Aksionare për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup;
 
Propozim-ligji për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja e huasë për financimin e Projektit për termocentral fotovoltaik Manastir 3 dhe për financim shtesë të Projektit për revitalizimin e hidrocentraleve, që do të lidhet ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim – KfW dhe Shoqërisë Aksionare për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për buxhete dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
 
Para anëtarëve të Komisionit ligjvënës-juridik janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për polici, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e komunikacionit në rrugë, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
 
Në rend dite janë edhe Rezoluta për dënimin e manipulimeve të opozitës dhe për konfirmimin e politikave kundër migracionit ilegal në lexim të dytë, Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet publiko-privat, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja e huasë për financimin e Projektit të ESM-së për termocentral fotovoltaik Manastir 3, që do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqërisë Aksionare për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtuar,
 
Propozim-ligji për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja e huasë për financimin e Projektit për termocentral fotovoltaik Manastir 3 dhe për financim shtesë të Projektit për revitalizimin e hidrocentraleve, që do të lidhet ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim – KfW dhe Shoqërisë Aksionare për prodhimin e energjisë elektrike Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup, me procedurë të shkurtuar, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për buxhete, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim, me procedurë të shkurtuar.