Maqedoni

VLEN: Kriza e besimit solli ndërprerjen e funksionit

17.12.2025 13:48

Partitë në pushtet kanë reaguar pas dorëheqjes së prokurorit të shtetit, Ljupço Kocevski...

Partitë në pushtet kanë reaguar pas dorëheqjes së prokurorit të shtetit, Ljupço Kocevski, nga detyra para fillimit të seancës kuvendore, në të cilën do të debatohej propozimi për shkarkimin e tij. Sipas koalicionit VLEN, ndërprerja e funksionit të kryeprokurorit shënon fundin e një periudhe që prodhoi humbje të thellë të besimit publik në Prokurorinë Publike.
 
“Besimi i qytetarëve u rrënua nga raste konkrete që i panë me sytë e tyre, si rasti i Ixhet Memetit, ku një zyrtar i drejtësisë përfundoi me dënim të butë, ndërsa qytetarë të zakonshëm janë ndëshkuar për gabime shumë më të vogla. Besimin në drejtësi e kanë goditur rëndë edhe vlerësimet ndërkombëtare, duke përfshirë futjen e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë amerikane për korrupsion serioz dhe minimin e proceseve të drejtësisë, ndërkohë që institucionet vendore ende nuk kanë dhënë epilog të qartë për këto raste.”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.
 
VMRO-DPMNE: Dorëheqja, taktikë për të fituar kohë
 
VMRO-DPMNE konsideron se me dorëheqjen e tij, ish-prokurori Kocevski pranoi problemet në Prokurori, e cila sipas tyre ishte kompromentuar dhe nën udhëheqjen e tij u shndërrua në një institucion me legjitimitet të humbur.
 
“Taktikat e Kocevskit dhe dorëheqja e vonuar janë një tregues i problemeve të thella, korrupsionit dhe përpjekjes për të ruajtur status quo-në e Prokurorisë. Kocevski është i pari që u votua nga Parlamenti për mosbesim, por ai nuk lëshoi të përdorë taktika për të fituar të paktën një ditë shtesë në mbrojtjen e zyrtarëve të LSD-së dhe BDI-së. Dorëheqja e Kocevskit i jep fund periudhës së errët në prokurori si një mekanizëm partiak për mbrojtjen e LSD-së dhe BDI-së.
 
Për LSDM-në, zhvillimet me Kocevskin janë një përpjekje e organizuar për ta partizuar plotësisht sistemin gjyqësor.
 
FLORIJE KAMBERI