Rajon

Shqipëri, BE-ja nxit avancimin e sundimit të ligjit

17.12.2025 14:37

Përparimi i Shqipërisë me negociatat dhe reformat në rrugën drejt integrimit...

Përparimi i Shqipërisë me negociatat dhe reformat në rrugën drejt integrimit është përgëzuar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët e nxitin Tiranën të avancojë me sundimin e ligjit.
 
“Këshilli mirëpret progresin e rëndësishëm të arritur nga Shqipëria, i cili ka çuar në hapjen e të gjitha grupeve negociuese. Këshilli mirëpret planin ambicioz të Qeverisë për mbylljen me sukses të negociatave të pranimit dhe inkurajon të gjitha forcat politike dhe palët e interesuara të shtojnë përpjekjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të siguruar progres të mëtejshëm.”, - thonë nga Këshilli i BE-së.
 
Gjyqësorit, - thotë Këshilli i BE-së, përfshirë edhe SPAK-ut - duhet t’i garantohet pavarësi nga ndërhyrjet e brendshme e të jashtme, ndërsa prokurorinë e posaçme e inkurajon për rezultate edhe më te mira.
 
“Me rëndësi është pavarësia e gjyqësorit, duke përfshirë Strukturën e Specializuar për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (SPAK), dhe të forcimit të mëtejshëm të qëndrueshmërisë së sistemit të drejtësisë kundër ndërhyrjeve të brendshme ose të jashtme. Këshilli gjithashtu kujton rëndësinë që Shqipëria të sigurojë mbrojtje efektive gjyqësore dhe zbatim të vazhdueshëm të vendimeve gjyqësore.”. 
 
Zgjedhjet e 11 majit, Këshilli i ka konsideruar konkurruese, teksa bën thirrje për hartimin e një reforme të re zgjedhore për të adresuar problemet sipas rekomandimeve të OHDIR-it.
 
“Duke pasur parasysh këtë, këshilli bën thirrje për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në kohë, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të Komisionit të Venecias.”, - thonë nga Këshilli i BE-së.
Dokumenti u publikua si konkluzione të presidencës daneze të Këshillit, për shkak të vetos që vendosi Hungaria, e cila nuk ishte dakord me përfundimet për Ukrainën. 
 
LULJETA NDOKA