Maqedoni
KShPK, 35 ish-kryetarë dhe kryetarë nuk deklaruan pasuritë
17.12.2025 14:45
Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ka publikuar listën e 35 kryetarëve të komunave...

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit ka publikuar listën e 35 kryetarëve të komunave, të cilët edhe përskaj obligimit ligjor nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre. KShPK-ja ka publikuar edhe një listë tjetër me emrat e 19 persona të tjerë, të cilët nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor pasi janë zgjedhur në postin e kryetarit të komunës nga zgjedhjet e fundit lokale. Në mesin e tyre janë edhe ish-kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe pasardhësi i saj në detyrë, Orce Gjorgjievski, të cilët nuk kanë paraqitur deklaratë pasurie pas përfundimit, respektivisht pas marrjes së mandatit.
“Duke pasur parasysh se disa prej tyre fituan edhe një mandat të ri katërvjeçar, disa emra të kryetarëve të komunave mund të shihen në të dyja listat. I tillë është rasti me ish-kryetarin e Kisella Vodës, përkatësisht kryetarin e ri të Shkupit, Orce Gjorgjievski, si dhe kryetarin e rizgjedhur të Butelit, Darko Kostovski. Kryetari i rizgjedhur i Manastirit, Toni Konjanovski, nuk ka paraqitur deklaratë pasurie pas përfundimit të mandatit të tij, por ai shfaqet vetëm në listën e kryetarëve të komunave që nuk kanë paraqitur deklaratë pas përfundimit të mandatit të tij.”, - thuhet në komunikatën e KShPK-së.
Nga KShPK-ja thonë se për kryetarët e komunave, ish-kryetarët, disa prej të cilëve janë të rinj, do të fillojë procedurat në përputhje me ligjin, përkatësisht do të lëshojë një urdhër pagese për kundërvajtje, por po ashtu edhe do ta monitorojnë situatën dhe për të gjithë personat e listuar, të cilët do të vazhdojnë të mos përmbushin detyrimin ligjor për të paraqitur deklarata, me çka do të fillojë procedurat për të verifikuar gjendjen e tyre pasurore dhe interesat. Sipas Ligjit, gjoba për mosdeklarim të pasurisë nga personat e zgjedhur dhe të emëruar është nga 300 deri në 500 euro në kundërvlerë në denarë.
FITIM KRYEZIU
