Liga e Konferencës, Shkëndija në Larnaka kërkon kalimin në “play off”
17.12.2025 14:52
Shkëndijës me 2:0 në terren vendas javën e kaluar mundi sllovakët e Sllovan Bratisllava...

Skuadra e Shkëndijës me 2:0 në terren vendas javën e kaluar mundi sllovakët e Sllovan Bratisllava dhe tani pikët e kalimit në fazën e garave me eliminime direkte në Ligën e Konferencës, do ti kërkojë në transfertën e Larnakas ku do të përballet me AEK-un. Skuadra qipriote ka të regjistruar 30 futbollist dhe shumica e tyre 21 apo 70% janë futbollist të huaj. Në mesin e tyre kanë vetëm 3 futbollist nën moshën 21-vjecare, të cilëve trajneri spanjoll Manol Idiakez ju beson fare pak.
Në stafin teknik apo trajner të portierëve kanë shqiptarin me prejardhje nga prizrenasin Arijan Beqaj. Arma kryesore e AEK-ut, në sulm janë ballkanasit Miliçeviç me 6, Ivanoviç 4 dhe Bajiç me 3 gola të shënuar. Çfarë thotë renditja e Ligës së Konferencës së UEFA-së, pas 5 ndeshjeve të zhvilluara. Nga pozita e 4 deri në pozitën me 10 pikë e deri në atë të 24 me 7 pikë, të gjitha skuadrat janë në lojë për kualifikim në fazën e eliminimeve direkte apo edhe kualifikimin direkt në 1/8 e finales.
Në renditjen momentale të Ligës së Konferencës, AEK-u, me 9 pikë e mban pozitën e 10-të, ndërsa Shkëndija me 7 pikë nga 5 ndeshje e mban pozitën e 21-të. Në renditjen e Ligës së Konferencës, kemi edhe Dritën e Gjilanit, e cila me 8 pikë mban pozitën e 19-të. Shkëdijës sipas të gjitha matematikave do ti kryente punë edhe një barazim e në rastin më të keq nëse do humbaste nga AEK-u, do duhet të shpresojë në dështimin e skuadrave tjera që janë me të njëjtën saldo të pikëve. (Gazetar: Safert Ademi)
