Enrike dhe Viegman trajner të vitit, Dembele dhe Bonmati futbollist të vitit
17.12.2025 14:56
28- vjeçari Ousmane Dembele, është fitues i çmimit futbollist më I mirë në botë për vitin 2025...

Reprezentuesi francez dhe sulmues i kampioni evropian PSG, 28- vjeçari Ousmane Dembele, është fitues i çmimit futbollist më I mirë në botë për vitin 2025 në përzgjedhjen e FIFA-së. Dembele sezonin e shkuar u zgjodh futbollisti më i mirë në Ligën e Kampionëve dhe kampionatin francez.
“Shumë mirë! Mendoj se viti 2025 ishte viti më i mirë në historinë e klubit. Ne i arritëm të gjitha objektivat tona dhe do ta bëjmë të njëjtën gjë përsëri këtë vit. E dimë që do të jetë më e vështirë, por kemi një ekip që mund të arrijë deri në fund të çdo gare.”, u shpreh Osman Dembele, futbollist i PSG-së.
Te futbolli i vajzave, çmimi për lojtarën më të mirë të vitit ka shkuar për Aitana Bonmati, e cila e e ka fituar këtë vlerësim për të tretin vit radhazi. Kështu përzgjedhja e “The Best FIFA” përkoi me çmimin “Topi i artë”, të cilin Dembele dhe Bonmati e morrën në shtator.
“Jam shumë mirënjohëse dhe krenare që fitoj çmimin e tretë futbollistja më e mirë (FIFA The Best). Jam shumë mirënjohëse për të gjithë njerëzit që kanë votuar për mua - lojtarët, trajnerët dhe tifozët. Për mua, gjëja më e mirë është se lojtaret ose trajnerët kundër të cilëve luaj më votuan për lojtarin më të mirë të FIFA-së. Është gjëja më e mirë që mund të them.”, u shpreh Aitana Bonmati, futbolliste e Barcelonës.
Spanjolli Louis Enrique i PSG-së, morri çmimin trajneri më i mirë në konkurencë të femrave. Ndërkohë, Sarina Wiegman, trajnerja e Anglisë, është shpallur trajnerja më e mirë për vajza për herë të pestë, duke vendosur rekord. Ajo e ka udhëhequr Anglinë drejt fitimit të Kampionatit Evropian të Femrave 2025. Për trajneren holandeze Wiegman, ky është titulli I pestë rekord trajnere e vitit. (Gazetar: Safert Ademi)
