Basketboll, New York fiton për herë të parë NBA Cup
17.12.2025 14:57
Skuadra e New York Knicks fitoi sot në Las Vegas trofeun e NBA Cup...

Skuadra e New York Knicks fitoi sot në Las Vegas trofeun e NBA Cup, pas triumfit 124-113 në finale ndaj San Antonio Spurs. OG Anunoby për New York Knickse, qëlloi pes tresha, ndërsa ndeshjen e përfundoi me 28 pikë. Këta në çerekun e tretë ia dolën të përmbysin minus 11 pikë.
“Spurs” në çerekun e fundit ishin preciz vetëm në 5 nga 19 goditjet dhe humbën me 35-19. Basketbollisti më i mirë i kësaj finaleje Jalen Brunson, shënoi 25 pikë. New York Knicks, e fitoi ndeshjen e 10-të nga 11 të fundit edhe pse finalja e kupës së NBA-së, nuk llogaritet për reditjen e pjesës së rregullt të kampionatit. Ky është një trofe që vjen në qytetin nju-jorkez 52 vite pas titullit kampion në NBA të vitit 1973. (Gazetar: Safert Ademi)
