Kupa e Botës në Ski, Shiffri fiton slalomin e Kurshevel
17.12.2025 14:59
Skiatorja më suksesshme e të gjitha kohrave Mikaela Shiffrin dominon slalomin e natës në Courchevel të Francës...

Skiatorja më suksesshme e të gjitha kohrave Mikaela Shiffrin dominon slalomin e natës në Courchevel të Francës. Kampionia amerikane merr fitoren e saj të 105-të në karrierë, duke fituar të katër garat e saj këtë sezon. Fitorja e 68-të në slalom ka kontribuar që Shiffrin, të çimentoj pozicionin e parë në renditjen e Kupës së Botës.
Amerikania me 400 pikë e kryeson renditjen e slalomit, para shqiptares Lara Colturi, e cila nuk ia doli të përfundojë këtë garë. Shiffrin po ashtu me 558 pikë, e kryeson renditjen e përgjithshme të garës për Globin e madh të kristalt. Skiatoret do mbeten në Francë, pasi në fundjavë në Val d'Isere do të zhvillohen garat e lëshimit dhe super G. (Gazetar: Safert Ademi)
