Saraçini: U dezinformua për senzacion
Më 9 maj në lagjen e trimave shpërthyen krismat midis një grupi të armatosur dhe policisë...

Njëkohësisht shpërthyen edhe informacionet nga më të ndryshmet. Dhjetëra portale dolën me lajme të ndryshme që më pas rezultuan si të pavëreta, sikurse: “Vritet vajza 8 vjeçare në Kumanovë”, “Raportohet për 8 civilë të vrarë në Kumanovë”, “Nga 10 të vrarët në Kumanovë vetëm 3 janë shqiptarë, 7 të tjerët janë emigrantë nga Lindja e Mesme”. Majde edhe zyrtarët nuk ishin të saktë në informimin me lajmin se 14 pjesëtarë të grupit të armatosur janë vrarë në Kumanovë, që më pas rezultoi se ishin 10.
Dezinformimi i tillë sipas Petrit Saraçinit nga Instituti Maqedonas i Mediave, erdhi si pasojë e mos konfirmimit të informacioneve ndërsa portalet e bëjnë këtë vetëm për senzacion dhe për më shumë klikime.
“Në titull keni diçka e cila ua vret syrin dhe që ju shtyn ta klikoni lajmin dhe pastaj kur e lexoni lajmin e shihni që ska të bëjë dhe ska lidhje me titullin. Kjo është çështje senzacioni dhe është një luftë dhe betejë e portaleve për më shumë kliqe për shkak se më shumë klikime të lajmeve sjellin më shumë shikueshmëri dhe pastaj at shikueshmëri portalet ua shesin kompanive që reklamojnë me pretekstin se ja unë kam shumë vizitorë, më lexojnë, më çmojnë e kështu me rradhë“ – tha Petrit Saraçini nga IMM.
Por edhe përkundër titujve dhe përmbajtjeve senzacionale por aspak të verifikuara në disa media, askush nuk reagoi për të kërkuar llogari . Agjencioni për media dhe shërbime audiovizuele me ligjin e ri nuk ka ingerenca mbi portalet. Mirpo, për portalet vlejnë ligje të tjera sikurse për çdo qytetarënë Maqedoni si psh ligji për shpifje dhe ofendim si dhe kodi penal në pjesën e përhapjes së gjuhës së urretjes ndëretnike. Për dezinformim mbi një gjendje krize, sipas Saraçinit do të duhet të reagojë edhe vetë prokurori.
“Edhe në qoftëse agjencioni nuk ka ingerenca te portalet, ka prokuroria, ka gjyqi, janë këtu mekanizmat tjerë të cilët për fat të keq shteti shumë rralë i ka përdorur apo pothuajse fare nuk i ka përdorur në këtë aspekt dhe mos të falsim për mekanizmat vetërregullues të cilat ekzistojnë siç është këshilli i etikës në mediat në Maqedoni ose këshilli i nderit pranë shoqatës së gazetarëve të cilët kanë punuar, japin vlerësimet e tyre mirpo ato vlerësime nuk kanë një eho më të fuqishme në komunitetin mediatik” – tha Petrit Saraçini nga IMM.
Saraçini thotë se për të qenë më real dhe të balancuar në informim do të duhet që edhe vetë gazetarët të bëjnë punën si duhet. E një rëndësie të veçantë sipas tij është edukimi i publikut që ato të dijnë të nuhasin lajmin e vërtetë që u plasohet në treg dhe mos t’u besojnë portaleve pa impresum dhe lajmeve që nuk i plotësojnë standardet gazetareske. (Meral Ismaili, TVM2)
