Ziberi: Nevojitet lehtësues afatgjatë nga BE
Me mungesën e rezultateve nga takimet e deritanishme në Bruksel dhe Strasburg, gjithnjë e më tepër përforcohet bindja e faktorit ndërkombëtar se ndërmjetësimi përmes tre eurodeputetëve dhe komesarit Hahn, nuk është i mjaftueshëm...

Ditë më parë zëdhënësja për politië të jashtme dhe siguri në KE, Maja Kocanciq, deklaroi se deri në këtë fazë BE nuk ka vendosur për një lehtësues, dhe qëndrimi i BE-së bartet nëpërmjet tre eurodeputetëve dhe komesarit Hahn.
Megjithatë deri më tani, asnjë konkluzë nuk është arritur nga bisedimet. Analistët politik mendojnë se në Maqedoni ka nevojë për një presion më të madh ndaj palëve, për dalje sa më të shpejt nga kriza politike e cila mund të shndërohet në krizë të sigurisë.
Madje, sipas analistit politik Naser Zyberi, i dërguari special do të duhet të qëndrojë në Maqedoni për një afat më të gjatë kohor sepse Maqedonia shpesh here ka ditur që marrëveshjet e nënshkruara të mos i zbatojë në tërësi, apo me devijacione të caktuara. Prandaj imponohet nevoja për një lehtësues me afat më të gjatë i cili do të detyronte palët të jetësojë marrëveshje të caktuar, pohon analisti politik, Ziberi.
“Unë mendoj se ky përfaqësues special i BE-së duhet të ketë mandate më të zgjëeruar dhe përvec ndërmjetësimit dhe njëfarë mënyre arbtralitetit të tij për dalje nga kriza, ky mandat duhet të jetë me afat më të gjerë, dhe ai duher të jetë në Maqedoni në mënyrë permanente dhe ta përcjell situatën deri në një marrëveshje, zbatimin e saj në vepër, Mandej do kisha thanë se Maqedonia ka nevojë për një monitorim më të theksuar si figurë të ndërmejtësit special deri në shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme” – tha analisti politik, Naser Ziberi.
Sa i përket vullnetit të brendshëm politik, faktori politik shqiptarë ka shprehur gadishëmri për një lehtësues, madje BFDI që në fillim të krizës ka këmbëngulur për ndërmjetësim ndërkombëtar, sepse supozon se faktori ndërkombëtar është i paanshëm ndërsa faktori politik maqedonas në rend të parë partia në pushtet parimisht refuzon një ndërmjetës të tillë sepse niset nga premisat se Maqedonia nuk është në krizë dhe se mund ti zgjidh problemet në mënyrë shtetërore.
Por si duket detyrimisht kryeminsitri Gruevski do të pranojë monitorim ndërkombëtar, sepse bisedimet në Strasburg, Shkup dhe Bruksel dëshmojnë se VMRO ka pranuar se vendi është në krizë, thekson Zyberi. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)
