Kreu i Kuvendit dhe pesë universitetet, marrëveshje kolektive me sindikatat
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka nënshkruar marrëveshje kolektive me sindikatat e pesë universiteteve publike të vendit, njofton kabineti i kryetarit të Kuvendit.
“Marrëveshja kolektive sipas njoftimit, është nënshkruar me Universitetin “Goce Delçev”-Shtip, Universitetin e Tetovës, Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” - Manastir, Universitetin “Nënë Tereza”- Shkup dhe Universitetin “Shën Apostol Pavle” - Ohër. Ky hap i rëndësishëm ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës për stafin akademik dhe përforcimin e cilësisë akademike në nivelin e arsimit të lartë, gjithashtu, vendoset një standard i lartë për arsimin dhe krijohet mundësia për ndërtimin e një sistemi më konkurrues, ku vlerësimi i drejtë i punës së stafit akademik është një nga qëllimet kryesore,” - thuhet në njoftim.
