UShT-ja shënon 31-vjetorin e themelimit

17.12.2025 16:35

Universiteti i Tetovës me një Akademi Solemne...

Universiteti i Tetovës me një Akademi Solemne shënoi 31-vjetorin e themelimit. Duke filluar me homazhe para shtatores së rektorit të parë të UT-së, Fadil Sulejmani, me ç’rast në këtë 31-vjetor Universiteti i Tetovës shpalli “Doctor Honoris Causa” ish-presidentin e Shqipërisë, Rexhep Meidanin.

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, tha se UT-ja nuk është thjesht ndërtesë, por simbol i kombit tonë.

Pas marrjes së titullit “Doktor Honoris Causa”, ish-presidenti Rexhep Meidani tha se ky çmim që merr nga UT-ja është i veçantë.

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli, tha se sot në 31-vjetorin e themelimit është arritur marrëveshja  kolektive për pagat e të punësuarve të  UT-së, me kreun e Kuvendit, Afrim Gashi. (Visar Sadiku, TVM2)