Zgjedhjet e përsëritura në 4 komuna, KShZ përcakton renditjen në fletëvotime
17.12.2025 16:55
KSHZ përcaktoi renditjen në fletën e votimit për zgjedhjet lokale të përsëritura në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë....

Komisioni Shtetëror Zgjedhor përcaktoi renditjen në fletën e votimit për zgjedhjet lokale të përsëritura në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë.
Në zgjedhjet e 11 janarit të vitit 2026, VLEN-i në fletëvotime do të ketë numrin 1, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ketë numrin 2, AKI numrin 3, koalicioni i udhëhequr nga LSDM numrin 4, kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, do të ketë numrin 5 dhe Partia Demokratike e turqve në Maqedoni do të ketë numrin 6 në fletëvotime.
