Ligji i ri për noteriat

Noterët e quajnë ligjin të pakuptimtë

30.05.2015 13:24

Bashkësia Ndërkombëtare Noteriale vetëm pak kohë më parë deklaroi se propozim Ligji i Noterëve rrezikon përjashtimin e Maqedonisë nga kjo bashkësi...

Noteri Muhamed Shehu thotë se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë aktet noteriale nuk do të jenë të vlevshme jasht vendit dhe pasiguria e qytetarëve do të jetë e madhe.

Sipas tij propozim ligji i ri për noterët , tregon se vetë shteti nuk u beson noterëve. Ai vlerëson se  futja e avokatëvë në punën e noterëve është e pakuptimtë. Me Ligjin e ri , avokatët do të paguhen  ose nga shpërblimi noterial ose për këtë qëllim do të rriten shpenzimet për qytetarët dhe në këtë mënyrë avokatët do të bëhën kontrollorë të punës së noterëve shprehet Shehu.

“Është i pakuptimtë mosbesimi që i ipet noteriatit në Maqedoni me vet ndryshymin e tillë të Ligjit. Sigurisht se do të këtë pasoja se të gjitha vendimet e sjella nga noterët në Maqedoni si anëtare e lidhjes së Noteriatit Latin në botë ,vendimet e noterëve jasht Maqedonie më nuk do të pranohen si të tilla, Maqedonia do të përjashtohet sipas deklaravateve të fundit nga kjo lidhje kështu që edhe pasiguria në aspektin e jashtëm të qarkullimit të të mirave do të jetë në disfavor të vet qytetarëve. Me këtë që tentohet të bëhët roli i noterëve munndohet të bie posht si rregullator i qarkullimit të patundëshmërive dhe gjitha të drejtave të tjera që kanë qytetarët në Maqedoni” – tha noteri, Muhamed Shehu.

ODA E AVOKATËVE PRO LIGJIT

Ndërkaq nga Oda e avokatëve kanë qëndrim të kundërt dhe janë për miratimin e këti propozim ligji . Sipas Anëtarit të bordit drejtues të Dhomës së avokatëve Merxhan Dauti me këtë Ligj do të mbrohen palët në procedurat para noterit.

“Ne si Odë e avokatëve të Maqedonisëjemi për këtë ligj me vet faktin se ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve.Në këtë Ligj nuk parashihet dëmi i qytetarëve. Krahas dëmit material që u shkaktohet avokatëve me këtë bllokim të Ligjit dëm kanë edhe qytetarët e Maqedonisë për shkak të rritjes së sigurisë juridike me sjelljen e ndryshymeve ligjore.Ky ligj duhet të ndryshohet.Ne si dhomë e avokatëve që në tërësi të bëhet ndryshimi I sistemit të noterëve apo kthimi i punës së avokatëve nga t cilët është marrë dhe deleguar te noterët.Ne mendojmë se me këtë i bëjnë padrejtësi avokatëve” – tha Merxhan Dauti, anëtar i bordit drejtues të Dhomës së Avokatëve.

Me ligjin e ri palët obligohen që gjatë përpilimit apo nënshkrimit të akteve juridike të marrë pjesë avokati ,për të gjitha aktet juridike mbi 10 gjegjësisht 20 mijë euro. Maqedonia nga viti 2001 është anëtare e Bashkësisë ndërkombëtare të noterëve ku bëjnë pjesë 86 vende anëtare. Ligji është në procedurë qeveritare. (Florije Kamberi, TVM2)