Maqedoni

Parashikimi i motit

18.12.2025 08:53

Sot mot i ndryshueshëm me vranësira dhe paraqitje të mjegullës...

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Paradite, në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët dhe e ndryshueshme.
 
Temperatura minimale do të jetë nga -5 deri në -1°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 13°C.
 
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i qetë. Paradite, në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 6°C.