Maqedoni
Konferencë: “Puna dinjitoze – rruga e vërtetë drejt një shoqërie të drejtë”
18.12.2025 09:05
Sot do të mbahet konferencë me temë: “Puna dinjitoze – rruga e vërtetë drejt një shoqërie të drejtë”....

Në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup, sot do të mbahet konferencë me temë: “Puna dinjitoze – rruga e vërtetë drejt një shoqërie të drejtë”.
Në konferencë do të mbajnë fjalime zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, udhëheqësi i Katedrës së së drejtës së punës dhe sociale në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” – Shkup, prof. dr. Llazar Jovevski, kryetarja e Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Vlladanka Trajkoska, kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë, Blagoja Ralposki, kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov, si dhe Mile Boshkov – kryetar ekzekutiv i Konfederatës së Biznesit të Maqedonisë.
