Maqedoni
Këshilli i Prokurorëve, do të zgjedhë u.d. kryeprokuror
18.12.2025 09:28
Këshilli i Prokurorëve Publikë sot do ta plotësojë vendin e Kocevskit....

Këshilli i Prokurorëve Publikë pritet që të caktojë ushtrues detyre të prokurorit publik shtetëror, pasi prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski, të martën dorëzoi dorëheqje të parevokueshme, ndërsa Kuvendi po atë ditë konstatoi përfundimin e mandatit të tij.
Ushtruesi i detyrës emërohet në përputhje me nenin 25, paragrafi 4 të Ligjit për Prokurorinë Publike dhe zgjidhet nga radhët e prokurorëve publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Detyrën do ta ushtrojë deri në emërimin e prokurorit të ri publik shtetëror, por jo më gjatë se gjashtë muaj.
Këshilli i Prokurorëve Publikë është i detyruar të përgatisë mendime të arsyetuara pozitive ose negative, në formë të shkruar, brenda 15 ditëve. Nëse për arsye të justifikuara Këshilli nuk dorëzon mendim në afat, afati zgjatet edhe për 15 ditë të tjera. Nëse as pas këtij afati nuk dorëzohet mendim, konsiderohet se mendimi është pozitiv. Në rast se Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk jep mendim pozitiv për asnjë nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të përcaktojë propozim për emërimin e prokurorit publik dhe do t’i propozojë Kuvendit shpalljen e një konkursi të ri.
