Botë

Lufta në Ukrainë, bisedime të reja ShBA - Rusi në Majami

18.12.2025 11:51

Bisedime të reja midis të dërguarve rusë dhe amerikanë mbi luftën në Ukrainë janë planifikuar të zhvillohen këtë fundjavë në Majami.....

Bisedime të reja midis të dërguarve rusë dhe amerikanë mbi luftën në Ukrainë janë planifikuar të zhvillohen këtë fundjavë në Majami.
 
Bisedimet e reja po organizohen pasi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski foli për “përparim” në përpjekjet për të arritur një kompromis midis Kievit dhe Uashingtonit mbi përmbajtjen e një plani të propozuar Moskës për t’i dhënë fund luftës, pas takimeve të dielën dhe të hënën të zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe evropianë në Berlin. Megjithatë, Zelenski paralajmëroi në të njëjtën kohë se Rusia po përgatitet për një “vit të ri lufte” në vitin 2026. Presidenti rus Vladimir Putin, nga ana e tij, përsëriti dje se objektivat e sulmit ndaj Ukrainës “do të arrihen pa dyshim”.
 
Detajet e planit amerikan pas amendamenteve të paraqitura në Berlin nuk dihen. Kievi proteston sepse teksti parashikon lëshime territoriale nga ana e tij. Teksti origjinal u përshkrua nga qeveria ukrainase dhe aleatët evropianë të Kievit si shumë i favorshëm për Kremlinin.