Bashkëpunimi i partive shqiptare

Tahiri: Bashkëpunim i mirëpritur, por pa themel

31.05.2015 15:27

Nisma për bashkëpunim mes dy partive shqiaptare, BDI dhe PDSh, është bashkëpunim i castit, sa për të tejkaluar krizën politike dhe atë të sigurisë...

Kështu thotë analisti Sefer Tahiri, i cili thekson se bashkëpunimet duhet të bazohet mbi parime dhe platforma politike. Bashkëpunimi i fundit nuk duket të jetë i tillë, thekson Tahiri.

“Bashkëpunimi apo koalicioni i mundshëm duhet të bëhet mbi bazën e parimeve dhe platformave programore, pra mbi bazën e realizimit të disa nga kërkesat kryesore politike të shqiptarëve. Konsideroj se ky bashkëpunim “ad hoc”, ky bashkëpunim inicial që ndodh tani bëhet me qëllim që të tejkalohet kriza në kuptimin e sigurisë, e cila është delikate, dhe kriza politike” – tha analisti, Sefer Tahiri.

Sipas tij, tani është momenti politik që partitë shqiptare të hartojnë një platformë bazë, duke ruajtur identitetin e tyre politik,  ku do të përfshihen kërkesat jetike të shqiptarëve. Dokument ky mbi të cilin do të niste cdo bashkëpunim me cilëndoqoftë parti maqedonase.

As partitë e reja shqiptare nuk treguan kapacitet për të shprehur pakënaqësinë dhe për të ofruar zgjidhje pas rastit në Kumanovë dhe zhvillimive dramatike politike në vend, thotë Tahiri.

“Mosbërja e asnjë proteste, mosbërja e asnjë reagimi, i cili do të ishte politik, por edhe qytetar ndaj ngjarjes në Kumanovë dhe në përgjithësi ndaj zhvillimeve politike dëshmon kapacitetin, fatkeqësisht, të ulët të opozitës shqiptare ku përfshihen kushtimisht thënë partitë e reja” – tha analisti, Sefer Tahiri.

Spekulimet se një ndër kërkesat e partive shqiptare në takimet e liderëve është edhe kërkesa qe shqiptarëve t’u takojë një nga tre postet kryesore shtetërore, presidenti, kryeministri ose posti i kryetarit të Kuvendit, Tahiri thotë se një çështje e tillë mund të shtrohet në bisedimet shqiptaro-maqedonase me qeverinë që do të merre mandatin në zgjedhjet e rradhës dhe jo në këto takime ku kryesisht kërkohet zgjidhje për të dalë nga kriza politike. (Shpëtim Nuredini, TVM2)