Maqedoni
Siljanovska Davkova: Mbështes ndryshimet në Kodin Penal
18.12.2025 14:44
Davkova mbështet ndryshimet në Kodin Penal, me të cilin parashihet ashpërsimi i dënimeve për keqpërdorim të detyrës dhe për shoqërim kriminal....

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, mbështet ndryshimet në Kodin Penal, me të cilin parashihet ashpërsimi i dënimeve për keqpërdorim të detyrës dhe për shoqërim kriminal. Presidentja tha se kishte reaguar edhe si deputete kur këto dënime ishin ulur.
“Kuptohet, i mbështes ndryshimet, mund ta kontrolloni diskutimin tim në foltoren e Kuvendit si deputete në kohën kur kjo rregullativë në njëfarë mënyre, u zbutën në nivelin që nuk shiheshin. Ne kemi thënë se ajo nuk ishte hap i mirë dhe se nuk mund të thirreni në përvojën gjermane apo suedeze në ambient maqedonas. Po i inkurajoj, sepse ky është ndryshim shumë i rëndësishëm në kuadër të reformave në gjyqësor dhe mendoj se duhet të miratohen sa më parë.”, - deklaroi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Siljanovska Davkova: Ligji për falje duhet të pësojë ndryshime
Po ashtu Siljanovska përkujtoi në paralajmërimin se nëse deri në fund të muajit Kodi Penal nuk pëson ndryshime, ata mund të marrin masa tjera. Këto komente presidentja Gordana Siljanovska Davkova i bëri pasi vizitoi burgun e Idrizovës, me ç’rast theksoi se vendi ka nevojë për ligj të ri për falje.
“Kjo mund të jetë vetëm një episod në jetë dhe na duhet ligj tjetër për falje me zgjidhje më ndryshe, ligj që nuk do t’i trajtojë si të burgosur, por si njerëz që tani kanë hyrë në proces tjetër të jetës, në risocializim.”, - theksoi presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Presidentja tha se me këtë rast ka blerë edhe disa punime të realizuara nga të burgosurat, në kuadër të punës vullnetare të organizuar nga kreatorja Irina, duke e inkurajuar që projektet e këtilla të vazhdojnë.
VLORA LATIFI TOPOJANI
