Maqedoni
Donacion i OKTA-s për MPB-në, Qendra e Trajnimit me central fotovoltaik
18.12.2025 15:21
Qendra e Trajnimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë do të pajiset me central të ri fotovoltaik...

Qendra e Trajnimit e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Idrizovë do të pajiset me central të ri fotovoltaik, i cili është një donacion nga OKTA. Ky central do të sigurojë të gjitha nevojat energjetike të objektit, ku zhvillohet trajnimi bazë dhe ai i specializuar policor. Me një kapacitet të instaluar prej 39.6 kwp, centrali do të prodhojë rreth 53.46 MWh energji të gjelbër në vit, që do të thotë edhe ulje e emetimeve të CO për 42.7 ton.
“Jemi të përkushtuar ndaj investimeve në energji të gjelbër dhe dëshiron të sjellë këtëpërvojë në shërbim të komunitetit. Besoj sinqerisht se ky donacion do të sjellë vlerë të re për Qendrën e Trajnimit dhe do të nxisë zhvillimin e këtij institucioni.”, - deklaroi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Dimitrios Pashos.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se ky partneritet është shembull se si shteti dhe sektori privat mund të ndërtojnë së bashku një të ardhme të qëndrueshme.
“Për më tepër, mjetet që do të kursehen nga shpenzimet më të ulëta për energji mund të përdoren për projekte të tjera zhvillimore me interes për institucionin. Këto projekte konfirmojnë se energjia e pastër është një investim në të ardhmen.”, - theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Autoritet njoftuan se edhe në të ardhmen janë të planifikuara instalime të reja të sistemeve fotovoltaike, duke vazhduar përkushtimin afatgjatë ndaj tranzicionit energjetik dhe një të ardhme të qëndrueshme.
BELINDA KOKA ADEMI
