Maqedoni

Nënshkruhet politika e rishikuar për integritet, synohet transparencë më e madhe e gjykatave

18.12.2025 15:46

Politika e rishikuar për integritet kontribuon në përpjekjet më të gjera të vendit për të përballuar korrupsionin...

Politika e rishikuar për integritet kontribuon në përpjekjet më të gjera të vendit për të përballuar korrupsionin dhe forcon mekanizmat mbrojtës preventivë. Kjo u tha gjatë nënshkrimit të dokumentit të politikës së rishikuar për integritet, e cila përfshin drejtësinë, Këshillin Gjyqësor dhe Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë dhe që sjell procedura dhe metodologji të përditësuara për vëzhgim, përfshirë manualin për oficerët e integritetit në drejtësi. 
 
“Me promovimin, konkretisht zbatimin e këtyre politikave të integritetit, pritet që të rritet transparenca dhe llogaridhënia e gjykatave, ndërsa në të njejtën kohë të krijojmë gjykata më rezistente ndaj korrupsionit.”, - deklaroi kryetari i KShPK-së, Adem Çuçul.
 
Kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Uall, theksoi se sistemet për integritet ekzistojnë për të mbrojtur profesionistët, ndërsa shtoi se edhe sistemi më i mirë në botë nuk vlen asgjë, nëse nuk ka korrigjim në sjelljen e individit. 
 
“Çfarë duhet të bëjmë tani është të kalojmë nga deklarativiteti te zbatimi i plotë, nga nënshkrimi te veprimi, nga fjalët te mbështetja e standardeve të qarta. Integriteti nuk është statik dhe nuk arrihet njëherë e përgjithmonë, është një proces i vazhdueshëm.”, - theksoi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Uall. 
 
Ai kujtoi se në këtë paketë përfshihen ndryshimet në Kodin Penal, por edhe përgjithësisht reformat në sistemin gjyqësor.
 
ERSAN PAJAZITI