Rajon

Shqipëri, tensione në seancën plenare në Kuvend

18.12.2025 16:16

Partia Demokratike krijoi kaos në seancën plenare të kësaj të enjteje....

Me një skenar të ngjashëm, para çdo proteste të paralajmëruar kombëtare, Partia Demokratike krijoi kaos në seancën plenare të kësaj të enjteje. Deputetët e PD-së zaptuan karriget e ministrave. Garda e Republikës i pengoi, ndërsa Berisha u dha një paralajmërim.
 
Opozita u ndal edhe në çështjet e fundit të korrupsionit që po hetohen nga SPAK-u.
 
Pika e parë e rendit të ditës, betimi i avokatit të popullit u bë mes ofendimeve nga deputetët e PD-së, të cilët Endri Shabani i falënderoi me këto simbolika për firmat që i dhanë.
 
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha arsyet përse sipas tij, opozita shkaktoi kaos.
 
“Kreu i grupit PS, shqiptarët e dinë se sa herë duket qartë që protestat nuk kanë frymë, nuk kanë pjesëmarrje, duhet t’i vëmë zjarrin Parlamentit, që të na vijnë njerëzit në protestë.”, - theksoi Taulant Balla.
 
Replikën e mori vetëm pak minuta më vonë nga homologu i tij demokrat.
 
“Nuk do të ketë Parlament të qetë, Balla shpejt do ta zërë vendin e Ballukut.”, - u shpreh Gazment Bardhi.
 
E gjithë seanca, e fundit e këtij sesioni parlamentar, zgjati vetëm një orë.
 
LULJETA NDOKA