Maqedoni
Bruksel krerët e BE-së riafirmojnë politikën e zgjerimit, integrimi i RMV –së, Mickoski: Mos të bilateralizohet
17.12.2025 21:25
Rëndësia e marrëdhënieve politike dhe ekonomike...

Rëndësia e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik, riafirmimi i plotë dhe i qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Union si dhe progresi i arritur në procesin e zgjerimit, të pasqyruar në raportin e fundit të Komisionit, temat kryesore në samitin BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel. Institucionet e Unionit sigurojnë vazhdimin e politikës së zgjerimit.
“Nëse nuk e kuptojmë se zgjerimi është më e mira që mund të bëjmë për sigurinë tonë gjeopolitike dhe stabilitetin, atëherëdo të vijmë nënjë samitin tjetër për Ballkanin Perëndimor, ku nuk do të shohim progres”, deklaroi diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kallas.
Delegacioni ynë atje në përbërje të kryeminisrit, ministrit për eurointegrime dhe ministrit të jashtëm, me kërkesë për ndihmë në zhbllokimin e procesit eurointegrues të vendit.Kryeministri Mickoski thotë se vendi nuk zhvendoset nga kursi eurointegrues por kërkon nga ana e BE-së që t’i vlerësojë kushtet e realizuara dhe mostë lejojë bilateralizimin e procesit.
“Për shkak të, do të thoja, “arsyeve artificiale” ne akoma s’mund të jemi pjesë e familjes evropiane. Si shtet dhe qeveri, obligohemi ta realizojmë tërë atë qëështë e nevojshme në këtë proces, para së gjithash, për qytetarët sepse këtë ata e meritojnë. Presim që çështjet dypalëshe nuk do të jenë pengesë e jona, përkundrazi, presim nga fqinjët tanë përkrahje nëkëtë ambicien tonë për të qenë pjesë e BE-së, dhe, ajo qëështë më e rëndësishmja, të vlerësohemi sipas të arriturave dhe jo sipas çështje bilaterale”, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski.
Procesi, Zheljaskov: Kushtet janë të BE-së nga viti 2022
Por kryeministri bullgar në dorëheqje Zheljaskov përgjigjet se Bullgaria s’ka kushte ndaj RMV-së por se ato janë kompromise nga marrëveshja e vitit 2022, pas së cilave qëndrojnë vendet e Unionit e jo vetëm Sofja zyrtare.
“Pozicionin gjithmonë ekëmi pasur parimor. Ne nuk kemi asnjë kontest me Maqedoninë e Veriut lidhur me atëqë quhet “kompromis” nga korriku i vitit, 2022. Ky është pozicion i përgjithshëm evropian. Pozicioni bullgar është i qartë. Dhe është shprehur edhe në kuvendin popullor”, theksoi kryeministri bullgar në dorëheqje Rosen Zheljaskov.
Osmani: BE- ja ti heq në tërësi masat ndaj Kosovës
Në samit e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila theksoi pritjen për heqjen në tërësi të masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Fatkeqësisht nuk e kemi parë që këto reforma janë përkthyer edhe në progres shumë të prekshëm, sa i përketintegrimit evropian të Kosovës, meqenëse procesi është shumë kompleks, megjithatëështë lajm i mirë që kemi heqje të pjesërishme të masave, të cilat edhe ashtu ishin të padrejta të BE-së në raport me Kosovën por do të punojmë me partnerët tanë për heqjen eplotë të tyre”, deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkohë, në suaza të samititnë Bruksel, në nivelin të lartë dhe në prani të komisioneres evropiane për zgjerim, Marta Kos, drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare Doganore të Bullgarisë, Georgi Dimov, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin mundësohet shkëmbimi elektronik i të dhënave.
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU
