Maqedoni
Parashikimi i motit
19.12.2025 08:39
Moti në mëngjes me mjegull, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme...

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Paradite, në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës. Në pjesët juglindore do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14°C.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë. Në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës.
