Maqedoni
Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës
19.12.2025 08:55
Që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa pjesë të vendit ka paraqitje të mjegullës....

Që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa pjesë të vendit ka paraqitje të mjegullës. Në akset rrugore Negotinë–Gradsko dhe Negotinë–Demir Kapi, dukshmëria është e zvogëluar në 50 deri në 60 metra, paralajmërojnë nga LAMM.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thatë.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana e RMV-së nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
