Maqedoni

Kryeministri Mickoski në promovimin e Strategjisë Kombëtare SMART/MK 2030

19.12.2025 09:09

Mickoski sot do t’i drejtohet publikut në promovimin e Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e TIK-ut – SMART/MK 2030...

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do t’i drejtohet publikut në promovimin e Strategjisë Kombëtare për zhvillimin e TIK-ut – SMART/MK 2030, dokument i harmonizuar me Dekadën Digjitale Evropiane dhe Agjendën për Zhvillim.
 
Strategjia bazohet në katër shtylla: infrastruktura dhe lidhshmëria e TIK-ut – zhvillimi i një infrastrukture digjitale të sigurt, të përballueshme dhe të qëndrueshme si bazë për transformimin digjital; kompetencat digjitale dhe gjithëpërfshirja – ndërtimi i aftësive digjitale dhe sigurimi i qasjes së barabartë në mundësitë digjitale për të gjithë qytetarët; e-qeverisja dhe shërbimet elektronike – avancimi i shërbimeve publike, transparencës dhe besimit në institucione përmes zgjidhjeve digjitale; si dhe bizneset, inovacioni, inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e reja – nxitja e ekonomisë digjitale, ekosistemit të startapeve dhe zbatimit të teknologjive të reja.
 
Si vend kandidat, shteti e pranon kornizën e Dekadës Digjitale Evropiane, e cila parashikon katër qëllime deri në vitin 2030: qytetarë të trajnuar digjitalisht dhe ekspertë të kualifikuar të TIK-ut, infrastrukturë të sigurt dhe të lidhur, shërbime publike të digjitalizuara dhe biznese të integruara digjitalisht.