SIRI

Në Halep 54 civilë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

30.05.2015 14:16

Helikopterët e regjimit të Asad kanë sulmuar me bomba fuçi Halepin ku sipas të dhënave paraprake rezulton se të paktën 54 persona kanë humbur jetën...

Sipas një deklarate të bërë nga Organizata e të Drejtave të Njeriut në Siri thuhet se ushtria e regjimit të Asad ka sulmuar në orët e para të mëngjesit me dy bomba fuçi nga ku të paktën 54 persona kanë mbetur të vdekur.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se në një tjetër sulm të ushtrisë së regjimit të Asad në Eş-Şaar të Halepit me tre bomba fuçi të paktën 9 persona humbën jetën.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme në një sulm me bomba fuçi ndaj një xhamie në Halep 3 persona mbetën të vrarë dhe 10 të tjerë u plagosën.