Maqedoni

Aliu: Programe të reja trajnimi për specializantë

19.12.2025 12:09

Aliu bëri të ditur se do të ketë programe të reja për specializantët duke kombinuar njohuritë teorike me praktikën reale...

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, bëri të ditur se do të ketë programe të reja për specializantët duke kombinuar njohuritë teorike me praktikën reale. Ato do të ofrojnë zhvillim profesional, avancim në karrierë, si dhe përshtatje me nevojat e tregut të punës, sepse, sipas Aliut, 15 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ndryshim. 

“Janë përcaktuar programe të reja të specializimit, disa tani ma janë mbaruar, disa janë në vazhdim, të cilët ndryshojnë rëndësishëm mënyrën se si i formojnë kuadrot mjekësore në shtetin tonë, që do të jetë shtylla e sistemit në nivel optimal në vitet e ardhshme. Për më shumë se 15 vite, programet e arsimit të lartë mjekësor nuk janë përditësuar në mënyrë thelbësore. Ndërkohë, realiteti ka ndryshuar ndjeshëm. Kemi ndryshime demografike, ndryshime në shpeshtësinë e sëmundjeve, në pritjen e pacientëve, por edhe në vetë mjekësinë si e tillë. Unë vij nga sektori IT-së, ku nëse 15 vite nuk ndryshoni modelin, nuk përgatisni më kuadër për të ardhme. E njëjta gjë vlen edhe për shëndetësinë. Nëse nuk i modernizojnë programet për specializim, do të humbim mundësinë që metodat dhe teknologjitë e reja të bëhem pjesë e praktikës e përditshme në klinikat tona. Mund të investojmë në objekte dhe pajisje sa të duam, po pa kuadër të trajnuar në mënyrë adekuate, ky potencial mbetet i pashfrytëzuar.”, - u shpreh ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.