Maqedoni
Aliu: Programe të reja të specializimeve
19.12.2025 14:14
Sipas tij, këto ndryshime do të jenë shtylla e sistemit shëndetësor....

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, prezantoi programet e reja të specializimeve, të cilat, sipas tij, sjellin një ndryshim thelbësor në qasjen ndaj formimit të kuadrit mjekësor. Sipas tij, këto ndryshime do të jenë shtylla e sistemit shëndetësor.
“Po paralajmërojmë një nga ndryshimet më thelbësore në sistemin shëndetësor. Janë përcaktuar programe të reja specializimi, me të cilat ndryshon rrënjësisht mënyra se si përgatisim kuadrin mjekësor që do të jetë bartës i sistemit në vitet në vijim.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Nga Fakulteti i Mjekësisë thonë se më parë ekzistonin specializime ku mjeku duhej të ishte specialist ose internist i përgjithshëm dhe këto specializime zgjatnin katër vite, duke përmbushur të gjitha nevojat e spitaleve të shëndetësisë publike sekondare.
“Kjo është vërejtur gjatë periudhës së kaluar, por tani në bashkëpunim me të gjithë shefat e katedrave dhe profesorët e fakulteteve të mjekësisë, më në fund po e rishikojmë këtë çështje, sepse duhet të rikthehen specializimet e përgjithshme, veçanërisht në kirurgji dhe mjekësi interne, të cilat do të ofrojnë atë që shtetit tonë i nevojitet realisht.”, - theksoi dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Svetozar Antoviq.
Kryetarja e Odës së Mjekëve theksoi se oda është iniciatore e këtij procesi, duke pasur parasysh se modeli i specializimeve gjatë këtyre 15 viteve nuk ka qenë mjaftueshëm i mirë.
“Ne kemi nevojë që t’u mundësojmë mjekëve që janë shkolluar të jenë në gjendje për të kontrolluar pacientë dhe nëse është e nevojshme, t’i referojnë më tej në institucione përkatëse të nivelit më të lartë. Specializimet aktuale janë tepër të gjata në krahasim me subspecializimet dhe pikërisht për këtë arsye, së bashku e kemi përcaktuar këtë model të ri.”, - u shpreh kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivceva Stardellova.
Me këtë rast kishte dhe përfaqësues nga fakultetet e mjekësisë në Tetovë dhe Shtip.
VLORA LATIFI TOPOJANI
