Maqedoni

Janevska: Strategjia nuk tërhiqet, reagimet e OJQ-ve nuk e rrezikojnë

19.12.2025 14:44

Reagimi i disa organizatave joqeveritare nuk mund të jetë arsye për tërheqjen e Strategjisë Kombëtare për Arsim 2026–2032...

Reagimi i disa organizatave joqeveritare nuk mund të jetë arsye për tërheqjen e Strategjisë Kombëtare për Arsim 2026–2032, e cila tashmë është publikuar në ENER dhe për të cilën deri në fund të vitit pritet të mbërrijnë vërejtje. Këtë e tha ministrja e Arsimit, Vesa Janevska. Gjegjësisht, këto ditë, pasi Strategjia Kombëtare u publikua në ENER, nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve reaguan se UNICEF-i konsideron se përmes futjes së arsimit të ndjeshëm gjinor do t’i “riedukojë” edhe prindërit dhe gjithë shoqërinë të besojnë se mund ta ndryshojnë gjininë e tyre, sot mashkull, nesër femër, pasnesër as mashkull as femër.
 
“Ky është një problem që shfaqet kur një grup ose disa organizata joqeveritare reagojnë ndaj fjalës “gjini”, e cila në strategji është përdorur në mënyrë të qartë për të bërë dallim mes gjinisë mashkullore dhe femërore dhe e cila gjendet edhe në shumë strategji dhe dokumente të tjera. Vlerësoј se kjo çështje duhet të sqarohet, duke marrë parasysh se ekzistojnë katedra për studime gjinore, shkenca për studime gjinore, barazi gjinore etj. Tjetër problem me startegjinë nuk ka. Në këtë moment kanë mbërritur shumë pak rekomandime. Pjesa më e madhe e tyre do të inkorporohen dhe nuk janë thelbësore. Nuk ka ndonjë problem tjetër lidhur me strategjinë.”, - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. 
 
Janevska konsideron se Strategjia duhet të jetë vazhdimësi e ndryshimeve tashmë të nisura. Ajo është e bindur se me këtë strategji do të përmirësohet inkluziviteti në institucionet parashkollore, ku ekziston një disbalancë në krahasim me BE-në. 
 
BELINDA KOKA ADEMI