Maqedoni
Strehimi i migrantëve, LSDM ankimon rezolutën në Kushtetuese
19.12.2025 14:58
LSDM ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të shfuqizuar rezolutën e pushtetit të miratuar në Kuvend....

LSDM ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të shfuqizuar rezolutën e pushtetit të miratuar në Kuvend. Kërkuan nga Kushtetuesja të ndërhyjë menjëherë, pasi dokumenti kundërkushtetues cenon lirinë e shprehjes, lirinë e veprimit publik dhe të shprehurit publik të përfshirë në nenin 16 të Kushtetutës. Rezoluta për LSDM-në është kërcënim serioz ndaj demokracisë.
“Gjykata Kushtetuese si mbrojtës kryesor i Kushtetutës dhe rendit kushtetues, lirisë së shprehjes dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë e ka obligim t’i mbroj të njëjtat. Gjykata Kushtetuese duhet ta shfuqizojë këtë rezolutë jokushtetuese. Kur rrezikohet Kushtetuta, rrezikohet demokracia dhe rendi i Maqedonisë. Kur ndalohet debati dhe vendoset censurë, demokracia ndalon së ekzistuari, vendoset diktatura dhe regjimi. LSDM hapi frontin për drejtësi. Nuk do të lejojmë ngulfatjen e demokracisë dhe lirinë e shprehjes.”, - deklaroi Aleksandar Sasha Dimitrijeviq nga LSDM.
VMRO: U zbulua gënjeshtra e LSDM-së
Nga VMRO-DPMNE mohojnë që rezoluta është antikushtetuese dhe thonë se socialdemokratët janë në panik se u zbulua gënjeshtra e tyre për migrantët.
“Rezoluta nuk është antikushtetuese, por LSD është e frikësuar se u kuptua gënjeshtra e tyre për migrantët. Migrantë, jo vetëm që nuk ka, por ata u bënë viktimë e propagandës së tyre.”, thonë në reagimin e tyre nga VMRO-DPMNE.
Megjithatë, opozita maqedonase ka paralajmëruar formimin e frontit të bashkuar qytetar dhe për nismën ka kërkuar edhe mbështetjen evropiane, me qëllim të mbrojtjes së fjalës së lirë publike.
MERAL ISMAILI
