Maqedoni
Promovohet SMART/MK 2030! Qytetarët 24/7 mund të marrin shërbimin
19.12.2025 15:07
Qeveria promovoi strategjinë nacionale të teknologjive të informacionit dhe komunikimit - SMART/MK 2030....

Qeveria promovoi strategjinë nacionale të teknologjive të informacionit dhe komunikimit - SMART/MK 2030. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prezantoi terminalet e shërbimeve e-Kiosk, të cilat do të ofrojnë mundësi për identifikim, zgjedhje shërbimi, pagesa dhe marrjen e dokumenteve 24/7. Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se kjo strategji tregon angazhimin e Qeverisë për ndërtimin e një shteti modern dhe digjital.
“Kutia elektronike apo e-kutia, e cila praktikisht do të jetë një adresë elektronike e çdo qytetari në portal, ku ai apo ajo do të jetë në gjendje të marrë informacione, dokumente direkt dhe njoftime nga institucionet. Do ta testojmë me një nga mënyrat më të përdorura, kur të skadojë karta e identitetit, çdo qytetar do të marrë një njoftim në kutinë e tij postare tre deri në gjashtë muaj para afatit të përcaktuar me ligj se letërnjoftimi do të skadojë dhe se ai apo ajo mund të caktojë një takim për ta rinovuar atë, duke aplikuar në portal.”, - deklaroi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski.
“Si Qeveri, digjitalizimin e kemi vendosur si një nga prioritetet tona kryesore strategjike, sepse e dimë se shteti digjital është parakusht për sundimin e ligjit dhe për një luftë efikase kundër korrupsionit. Kur proceset janë digjitale, gjurmët janë të dukshme dhe përgjegjësia është e qartë. Kur sistemet janë të ndërlidhura, nuk ka hapësirë për abuzime, selektivitet apo privilegje.”, - theksoi kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski.
