Shpëtohen mbi 3300 emigrantë në mesdhe
Mbi 3300 emigrantë janë shpëtuar nga autoritetet italiane në 24 orët e fundit në përpjekjet e tyre për të kaluar Mesdheun...

Lajmi është bëri i ditur nga roja bregdetare italiane, duke thënë se vetëm gjatë së premtes 17 anije kanë lëshuar alarmin pasi gjendeshin në vështirësi. Ndërkohë mësohet se në 3 anije janë gjetur trupat e pajetë të 17 personave.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë se mbi 1800 emigrantë kanë vdekur duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun vetëm në 2015-n.
Këto shifra janë gati 30 herë më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Mediat italiane kanë bërë të ditur se operacionet e shpëtimit janë organizuar kryesisht në bregdetin libian, ndërkohë në operacione kanë marrë pjesë edhe anije irlandeze, gjermane dhe belge.
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se të paktën 40 mijë njerëz janë përpjekur të kalojnë Mesdheun që nga janari deri në fund të prillit.
