Maqedoni
Doli autopsia për vdekjen e foshnjës, Klinika: Nuk ka dëmtime fizike tek i porsalinduri
19.12.2025 15:51
Klinika e Gjinekologjisë në Shkup njoftoi se autopsia ka treguar se nuk kishte dëmtime fizike në asnjë organ...

Klinika e Gjinekologjisë në Shkup, ku vdiq një foshnje e porsalindur, sot njoftoi se autopsia ka treguar se nuk kishte dëmtime fizike në asnjë organ dhe se shkaku i vdekjes ishte dështimi i frymëmarrjes nga sindroma e stresit të frymëmarrjes.
Pas marrjes së rezultateve nga Klinika, familja është njoftuar për të gjitha detajet e gjetjeve. Për rrjedhën e mëtejshme të rastit, Ministria e Shëndetësisë formoi një komision ekspertësh, me qëllim sqarimin e plotë të rastit dhe gjetjen e çdo parregullsie të mundshme në trajtimin e të porsalindurit. Sipas përfundimit, klinika do të veprojë sipas të gjitha procedurave ligjore të përcaktuara për fillimin e mundshëm të procedurave disiplinore brenda afatit të lejuar.
Ministri i Shëndetësisë Aliu deklaroi sot se komisioni i ekspertëve është formuar tashmë dhe kërkoi që të respektohen procedurat dhe të priten raportet nga të gjitha institucionet para se të nxirren përfundime, duke kërkuar që të mos senzacionalizohet rasti.
