Parashikimi i motit
20.12.2025 11:58
Moti sot në vendin tonë do të jetë...

Moti sot në vendin tonë do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell.
Në mëngjes, në disa lugina do të shfaqet mjegull. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin -3 deri në 2 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 13 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë, pjesërisht me vranësira dhe qetësi me mjegull. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 8 gradë.
