BDI sot mban Kongresin partiak

20.12.2025 12:49

Sot në Shkup, Bashkimi Demokratik për Integrim...

Sot në Shkup, Bashkimi Demokratik për Integrim do ta mbajë Kongresin partiak.

Sipas deklaratave dhënë nga zyrtarët e partisë, pritet që Ali Ahmeti të rizgjidhet në krye të partisë, pasi nuk është paraqitur asnjë kundërkandidat.
 
Nëpër shumë media u raportua se jozyrtarisht Ahmeti ka hartuar një listë me emra të njohur që pritet të zëvendësohen me emra të rinj.
 
Nga BDI deklaruan se Kongresi do të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e drejtimit të mëtejmë politik, organizativ dhe programor.
 
“Kongresi përfaqëson një proces kyç për vizionin politik, forcimin e mekanizmave demokratikë brendapartiakë dhe përgatitjen e strukturave për sfidat e reja”, thuhej në njoftimin e BDI-së.